Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të Durrësit, ku një grua 66-vjeçare nga Bosnja dhe Hercegovina dyshohet se është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det, rreth orës 16:30.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.