Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
Kurti me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se Kosova përkrah qëndrimin e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për tu pajisur me armë nukleare. Ai thekson se SHBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur.
“Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin. Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese.
Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare.
ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur.”, shkruan Kurti.