Një 45-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një grabitje të armatosur në një argjendari në Gjirokastër, është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë.
Ai akuzohet se në mars të vitit 2021, së bashku me një person tjetër, vodhi bizhuteri duke kanosur me armë zjarri shitësin e argjendarisë në lagjen “18 Shtatori” të qytetit.
Operacioni u realizua falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit shqiptar dhe autoriteteve greke, përmes Interpol Tirana, në kuadër të operacionit “The Wanted”.
Sipas vendimit të Gjykatës së Gjirokastrës, 45-vjeçari do të mbahet në arrest burg për veprën penale “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim.