Fluturimet në aeroportet e Dohas dhe Dubait u ndërprenë të hënën, pas mbylljes së përkohshme të hapësirës ajrore të Katarit, Bahreinit dhe Kuvajtit, si pasojë e sulmit iranian ndaj një baze ushtarake amerikane në Doha.
Rreth 250 fluturime u anuluan në Aeroportin Hamad të Dohas dhe 145 në aeroportin e Dubait, ndërsa mijëra pasagjerë u detyruan të presin orë të gjata në radhë. Në disa vende pati edhe përplasje mes udhëtarëve për shkak të vonesave.
Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit, por tensionet vazhduan në rajon.
Qatar Airways po përpiqet të rikthejë orarin normal të fluturimeve, me ndërprerje të mundshme deri më 26 qershor.