-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj viziton Universitetin e Kalabrisë, promovon trashëgiminë arbëreshe

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi Universitetin e Kalabrisë në Itali për të përkujtuar 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë, një qendër akademike që ruan dhe promovon gjuhën dhe kulturën arbëreshe.

Gjatë takimit me profesorë, studiues dhe studentë të gjuhës shqipe, Begaj vlerësoi angazhimin e tyre për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit shkencor mes Shqipërisë dhe komuniteteve arbëreshe në Itali.

Presidenti përgëzoi botimin e tekstit të ri shkollor për mësimin e gjuhës arbëreshe dhe theksoi rëndësinë e veprave të profesorëve që do të shërbejnë brezave të ardhshëm.

Në fund të vizitës, Begaj u takua me Rektorin e Universitetit, profesor Nicola Leone, dhe iu bashkëngjit ftesës për bashkëpunim me tri qendrat kërkimore në Itali që mbështesin studimet shqipe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit