Pas përfundimit të konfliktit 12-ditor mes Iranit dhe Izraelit, SHBA ka nisur përpjekje diplomatike të fshehta për të rikthyer Iranin në tryezën e negociatave për çështjen bërthamore.
Burime për CNN bëjnë të ditur se janë propozuar lehtësime të sanksioneve dhe një investim deri në 30 miliardë dollarë për një program bërthamor civil pa pasurim uraniumi – kushti kryesor i SHBA-së. Investimi do të mbulohej nga partnerët arabë të SHBA-së.
Zyrtarët amerikanë thonë se negociatat janë në fazë të hershme dhe nuk ka garanci për sukses, ndërsa Irani zyrtarisht mbetet i rezervuar për rifillimin e bisedimeve.