Senati amerikan i kontrolluar nga republikanët hodhi poshtë të premten një propozim demokrat për të parandaluar Presidentin Donald Trump të urdhërojë një përdorim të ri të forcës ushtarake kundër Iranit pa miratimin e Kongresit.
E gjithë kjo, disa orë pasi kreu i shtetit njoftoi se do të shqyrtonte mundësinë e bombardimeve të reja në Republikën Islamike.
Vota (53 kundër, 47 pro) hodhi poshtë një rezolutë mbi fuqitë e luftës. Në përgjithësi, u ndoqën linjat partiake, megjithatë, senatori demokrat John Fetterman, i cili është zgjedhur në Pensilvani, votoi kundër, ndërsa republikanët, përfshirë Rand Paul, i cili është zgjedhur në Kentucky, votuan pro.
Ata kërkuan luftë vetëm me miratimin e Kongresit. Senatori demokrat Tim Kaine, sponsori kryesor i rezolutës, është përpjekur prej vitesh të riafirmojë fuqinë e Kongresit për të shpallur luftë, duke ua hequr atë si presidentëve demokratë, ashtu edhe atyre republikanë.
Kongresi kërkon informacion mbi bombardimet në Iran. Anëtarët e Kongresit po bëjnë presion për t’u informuar rreth bombardimeve të nisura nga SHBA-të fundjavën e kaluar në Iran, si dhe për fatin e rezervave të uraniumit të pasuruar në nivel të lartë të Republikës Islamike.