67-vjeçarje me iniciale K.XH., është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Korçë.
Pas një kontrolli të trupit, nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrore.
Autoritetet po hetojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.