Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk tha të martën se vendi do të vendosë përkohësisht kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë për shkak të shqetësimeve për migrimin e parregullt.
“Ne e konsiderojmë rivendosjen e përkohshme të kontrolleve të nevojshme për të zvogëluar në minimum flukset e pakontrolluara të emigrantëve përtej kufirit polako-gjerman”, ka thënë Tusk në një takim të Këshillit të Ministrave, shkruajnë mediat e huaja.
Tusk tha se kishte folur disa herë me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz dhe i kishte thënë se durimi i Polonisë për këtë çështje po “po mbaronte”.
Vendimi i Polonisë është i pakthyeshëm “pavarësisht nga emocionet në kryeqytetet e vendeve të tjera”, shtoi ai. Masat do të hyjnë në fuqi të hënën dhe do të zbatohen në një mënyrë që shkakton ndërprerje minimale për qytetarët polakë, sipas Tusk.