-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush i dogji plehrat në Elbasan sapo prokuroria intensifikoi hetimet?

Kryesoret

Prej ditës së djeshme vijon zjarri në landfillin e Elbasanit pranë inceneratorit. Zjarri shpërtheu pasditen e djeshme rreth orës 17:10 dhe ende pas më shumë orësh përpjekje vatra vijon ende të jetë aktive në thellësinë e masës së mbetjeve, ndërsa re të mëdha tymi toksik vijojnë të dalin mbi qytet.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Zjarrfikëses, Arben Cara, ndërhyrja në landfill është një nga sfidat më të mëdha, për shkak të përmasave të mbetjeve, lëndëve të djegshme dhe temperaturave të larta në thellësi.

“Është ende herët për të folur për shkaqet konkrete. Zjarret në landfill janë ndër më të vështirat për t’u menaxhuar. Kërkojmë zbatim të ligjit dhe ndëshkim të çdo akti zjarrvënie të qëllimshme” deklaroi Cara.

Për të përballuar situatën kritike, u angazhuan 15 mjete zjarrfikëse dhe mbi 100 efektivë nga të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan, si dhe forca ndihmëse nga Kamza, Tirana dhe Berati.

Zjarri nisi sapo prokuroria itensifikoi hetimet lidhur me marrëdhënien institucionale dhe financiare mes zyrtarëve të 8 bashkive të qarkut dhe kompanisë “ECO-ELB”, e cila ka administruar landfillin e mbetjeve dhe drejtohet nga Leli Kraja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit