Policia e Beratit ka arrestuar 48-vjeçarin E.K., banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në makinën e tij iu gjet një sasi kokainë e ndarë në doza, të gatshme për tregtim.
Personi ishte nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjykata e Shkallës së Parë Berat më 2 korrik i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.