-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK godet trafikun e kokainës dhe pastrimin e parave në Veri të Italisë

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me autoritetet italiane kryen një operacion të rëndësishëm kundër një organizate kriminale shqiptare që vepronte në Veronë të Italisë. Organizata ishte e përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut për tregun europian.

Gjatë operacionit u sekuestruan pasuri dhe burime financiare në vlerë mbi 4 milionë euro, përfshirë ndërtesa dhe kompani në Itali, që dyshohet se ishin financuar me paratë e paligjshme të drogës. Paratë ishin transferuar përmes një shoqërie tregtare në Shqipëri, në pronësi të dy vëllezërve shqiptarë, ku njëri prej tyre është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa tjetri ndodhet në burg në Belgjikë për vrasje mafioze.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa ky operacion nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit