Barcelona është gjobitur me 15 milionë euro nga UEFA për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar (FPF).
Përveç spanjollëve edhe Roma është gjobitur me 3 milionë euro. Chelsea ka një defiçit prej 80 milionë euro, të cilin do ta shlyejë në katër këste vjetore deri në vitin 2029.
Barcelona ndjek me një defiçit prej 60 milionë eurosh, ndërsa Lyon me 50 milionë, për të cilin klubi ka pranuar që nëse bie një kategori më poshtë dhe nuk arrin të përmbushë rregullat, të përjashtohet nga garat evropiane në sezonin 2025-2026.
Aston Villa do të paguajë 20 milionë euro, ndërsa Hajduk Split ka marrë një gjobë prej 1.2 milionë eurosh.