-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarret në vend/ Emergjencat Civile: 10 vatra janë shuar, 4 ende aktive

Kryesoret

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raportoi se nga ora 09:00 deri në 20:30 janë evidentuar gjithsej 14 vatra zjarri në të gjithë vendin. Nga këto 14 vatra zjarri, 10 janë shuar dhe 4 janë ende aktive.

Zjarret që u shuan janë në: Komsi (Mat), Hajmel (Vau i Dejës), Perondi (Kuçovë), Ura Vajgurore (Dimal), Ishëm, Rrashbull (Durrës), Rubik (Mirditë), Prezë (Vorë) dhe Vërtop (Poliçan).

Ndërsa zjarre aktive janë në qarqet Vlorë, Elbasam, Kukës dhe Tiranë. Ndërkohë po punohet për shuarjen e vatra që janë ende aktive dhe autoritetet janë angazhuar në terren.

Zjarret aktive:

Vlorë (Finiq) – Në malin e Shedenikut, zjarri vazhdon të përhapet në një zonë me pyll pishe, e paarritshme në këmbë. Monitorohet në distancë. S’ka rrezik për banesa.

Elbasan – Në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, ndërhyrja është përmirësuar ndjeshëm. Janë angazhuar mbi 30 mjete zjarrfikëse, ushtarake dhe private, përfshirë edhe ekskavatorë, pompë thithëse dhe traktorë të FA.

Kukës (Has) – Në zonën mes Gjinaj dhe Domaj, zjarri mbetet aktiv në një sipërfaqe me pyll pishe. Pjesa më e madhe është izoluar.

Tiranë (Vaqarr) – Në fshatin Bulticë, zjarri në shkurre dhe ferra është izoluar me ndihmën e një helikopteri Cougar. Po punojnë 40 forca zjarrfikëse dhe të APR-së. Sipërfaqja e djegur është rreth 4 hektarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit