Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë kthimit nga Azerbajxhani, deklaroi se shqetësimet e Greqisë për përforcimin ushtarak të Turqisë janë të pabaza dhe të pakuptimta.
Ai theksoi se Turqia nuk përbën kërcënim për asnjë vend që nuk kërcënon interesat e saj dhe se forcimi i infrastrukturës mbrojtëse është në përputhje me vendimet e NATO-s për rritje të shpenzimeve ushtarake.
Erdogan konfirmoi gjithashtu se ka diskutuar me Donald Trump çështjen e përfshirjes së Turqisë në programin e avionëve luftarakë F-35 dhe shprehu besimin se dorëzimi i tyre do të mund të realizohet gjatë një mandati të ardhshëm të Trump.
Ai e cilësoi blerjen e F-35 si një domosdoshmëri për sigurinë kombëtare dhe jo thjesht një çështje teknologjie ushtarake.