-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Programi bërthamor i Iranit është shkatërruar, por kërcënimi mbetet

Kryesoret

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në bord të Air Force One se programi bërthamor i Iranit është “shkatërruar përgjithmonë”, por paralajmëroi se Teherani mund ta rifillojë atë në një vend tjetër, çka do të ishte problem për SHBA-në dhe aleatët e saj. Trump tha se do të ketë një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për këtë çështje dhe njoftoi se Irani nuk ka rënë dakord për inspektime ose për të ndaluar pasurimin e uraniumit.

Gjithashtu, Trump komentoi tërheqjen e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike nga Irani dhe foli për diskutimet me presidentin rus Vladimir Putin lidhur me sanksionet, duke thënë se Putin nuk është i kënaqur, por i kupton ato.

Në bordin e Air Force One, Trump përmendi edhe bisedat me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për dërgimin e raketave të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, duke e cilësuar këtë armë si shumë efektive dhe “të mahnitshme”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit