Radhë të gjata kilometrike janë krijuar në pikën dogane të Qafë Botës, kjo për shkak të arrestimit të 14 doganierëve grekë nën akuzën për kontrabandë.
Qindra qytetarë që udhëtojnë nga Greqi në Shqipëri janë përballur me pritje deri në 3 orë.
Ndërkohë pala greke po operon me dy sportele dhe ka në shërbim tre doganierë. Ndërsa pala shqiptare ka në dispozicion tre sportele, por fluksi i lartë dhe ngadalësia nga grekët po shkakton vonesa dhe pritje për qytetarët.