Një 43-vjeçar me origjinë norvegjeze, profesor dhe baba i dy fëmijëve, u vra mesditën e djeshme në rrugën “Eirinis” në Agia Paraskevi, Greqi.
Ai mori të paktën tre plumba në qafë. Policia greke identifikoi viktimën përmes çelësave që mbante me vete dhe dëshmive nga dëshmitarët.
Autori kryesor i dyshuar është ish-bashkëshorti i partneres së viktimës, i cili është në kërkim. Sipas dëshmive, ai ka qëlluar në gjakftohtësi dhe është larguar në këmbë, i veshur me rroba të zeza dhe maskë.
Viktima nuk kishte pasur më parë kontakte me autoritetet apo përfshirje në çështje penale.