Ditën e djeshme, babë e bir Ylli dhe Pjerin Brahimaj u arrestuan, pasi në banesën e tyre kishin krijuar një dhomë të fshehtë për të gritur një laborator të tërë të prodhimit të pasaportave, kartave të identitetit, patentave, e deri te certifikatat e pronësisë, të gjitha false.
Gjatë kontrollit në banesën në zonën e Tufinës, në rrugën “Myslym Keta”, policia në fillim shpërtheu derën hyrëse, e cila ishte brenda në dollapin e rrobave.
Më pas ata zbuluan edhe sistemin inteligjent që të dërgonte në laborator. Pranë derës ndodhej një çelës normal dritash dhe një prizë. Në mënyrë që dera të hapej, duhej që në prizë të futej një karikues i thjeshtë celulari dhe mjaftonte të shtypej çelësi dhe dera e fshehtë hapej.
Ylli Brahimaj ishte në “arrest shtëpie” dhe akuzohej për të njëjta vepra penale.