Paraditen e sotme një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, pranë fshatit Novoselë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, si pasojë është lënduar njëri nga pasagjerët.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë çarja e njërës prej gomave të makinës. Ndërsa policia po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.