-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahiu në ‘5 pyetjet’: Në Shqipëri hahet shijshëm, por ushqehesh jo shëndetshëm

Kryesoret

Juristi Kreshnik Spahiu në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për shkrirjen e AKU dhe cilësisë së ushqimeve. Spahiu u shpreh se në Shqipëri hahet shijshëm por në mënyrë jo të shëndetshme.

“Një nga përmirësimet që ka bërë BE është se në 2002 ka ngritur një strukturë për ushqimet organike dhe ato bio dhe ato rregullohen nga fara, tek transporti, etiketa dhe vula dhe Shqipëria është larg për të bërë këtë standard. Në vendet e BE ke dyqane që kanë ushqime 100 % bio. Ne s’jemi për të bërë reklamë këtu, apo antireklamë.

Në Shqipëri hahet në mënyrë të shijshme por të ushqehesh në mënyrë të shijshme s’do të thotë se ushqehen në mënyrë të shëndetshme. Të marrim një picë duke nisur nga mielli që nuk dihet, nga mishi i përpunuar, proshutat djathërat janë të pashëndetshme dhe jo bio. U përmend vaji i palmës, ai nuk është i ndaluar, por duhet që të bëhet transparencë nëse një produkt është ose jo me vaj palme. Kur ne kemi grurin, bukën, qumështi dhe nënproduktet e tij jashtë standardit të BE ku është të ushqyerit shëndetshëm në Shqipëri?”, tha Spahiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit