-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapllan Sulaj në ‘5 pyetjet’: Në krye të AKU nuk ka pasur asnjë drejtues në fushën e bujqësisë

Kryesoret

Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për shkrirjen e AKU. Dekani i Universitetit Bujqësor, Kapllan Sulaj u shpreh se në krye të AKU nuk ka pasur asnjëherë një drejtues në fushën e bujqësisë. Ai tregoj edhe dy problemet që sipas tij ka AKU.

“AKU ka kryer inspektime dhe kontrolle por s’ka arritur që të formohet si një institucion dhe të mbulojë të gjithë sigurinë ushqimore në vend. Kjo ka ndodhur që në zanafillë sepse nuk u krijua sipas modelit të BE, nuk ishte sistem i integruar por i shkëputur. U hoq dorë nga profesionalizmi në plotësimin me ekspertë por edhe drejtuesit nuk ishin profesionistë. Në krye të AKU s’ka pasur asnjë drejtues i fushës së bujqësisë, kanë pasur profesione të tjera të gjithë të nominuar sipas interesat politike në vend.

Pse tentohet të shkrihet, sepse nuk u konsolidua ndër vite dhe arsyeja e dytë është se ne jemi në prag të negociatave për të mbyllur anëtarësimin në BE dhe në këtë kuadër siguria ushqimore është kapitulli më i vështirë dhe me këtë situatë që kemi me AKU ne nuk futemi në BE, pra është presioni i BE.”, tha Sulaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit