Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për deklaratën që kryeministri Edi Rama tha që do të shkrihet AKU. Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se në Shqipëri dikur kishte produkte ushqimore të cilësuara, ndërsa tani jo.
“Është edhe show edhe situata është emergjente. AKU është agjencia më jo stabile në vend, drejtuesit e saj janë ndërruar me muaj jo me vite. Shqipëria atë me të cilën është krenuar deri dje sot se ka. Thuhet në Shqipëri haet mirë dhe produktet bujqësore janë të mira, por sot është një nga vendet me cilësinë më të dobët ushqimore dhe kjo vjen sepse instituti i kontrollit ushqimor është ai më i dobëti. Do jetë e vështirë për Shqipërinë që të arrijë standardet e BE. Shqipëria konsumon 80% produkteve ushqimore jashtë standardeve europiane”, tha Spahiu.
Më pas ai shtoi se në Shqipëri nuk ka kontroll ushqimor, ashtu si në vendet e BE.
“Unë mendoj që në Shqipëri nuk ka ndërgjegjësim kur thua për kontrollin ushiqmor. Sot kontrolli ushqimor në çdo vend të BE ka kuadër ligjor që kanë standartizuar një zinxhir kontrollesh që lidhen me të gjitha procedurat e standartit ushqimor.”, tha Spahiu.









