-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump thirrje autoriteteve të Brazilit: Lëreni rehat Bolsonaron

Kryesoret

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka akuzuar Brazilin për “gjueti shtrigash” kundër aleatit të tij të krahut të djathtë, Jair Bolsonaro. Trump u ka kërkuar autoriteteve braziliane që të mos e shqetësojnë Bolsonaron.

“E kam shikuar, ashtu sikurse bota, që nuk kanë bërë asgjë përveçse e kanë përndjekur, ditë pas dite, natë pas nate, muaj pas muaji, vit pas viti”, ka thënë Trumpi për rastin gjyqësor të ish-presidentit të Brazilit.

Bolsonaro është duke u përballur me Gjykatën Supreme të Brazilit nën dyshimet se ka udhëhequr “organizatë kriminale”, e cila ka kryer komplot për puç për ta mbajtur atë në pushtet pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022, të cilat i ka fituar Luiz Inacio Lula da Silva, i krahut të majtë.

Bolsonaro mund të përballet me 40 vjet burgim, nëse shpallet fajtor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit