Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në prezantimin e raportit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik u shpreh se Shqipëria është e para për qëndrueshmërinë energjetike.
Balluku tha se raporti konfirmon se Shqipëria ka qenë ndër vendet që ka ofruar mbështetje më të lartë direkte fiskale për sektorin energjetik.
“Gjatë krizës energjetike botërore në filim të viti 2022 tregjet e energjisë u përballën me çmime të pahasura më parë dhe të gjitha qeveritë kanë qenë të papërgatitura dhe për këtë arsye në vitin 2022 unë dua t’ju jam vetëm disa shifra për të kuptuar se si ka qenë situata në të vërtetë. KESH përfitoi nga qeveria shqiptare një injektim kapital prej 168 milionë euro për të garantuar që tarifa për energjinë elektrike të mos ndryshonte.
Pavarësisht një rritje në treg unë kam një datë që e përsëris gjithmonë 31 gushti kur çmimi kaloi 1000 euro. Sipas vlerësimit në raport për të mbyllur hendekun tarifat e rregulluara për familjarin do duhej të rriteshin me 29% në rast të një skenari konservator ose me 114% në rastin e një skenari maksimal. Në rast se qeveria shqiptare nuk do të ndërhynte për të ndryshuar këtë abonenti duhet të paguante minimalisht 29% më shumë nmë afturën e tij ose maksimalisht 114%, diçka e papranueshme për politikën e qeverisë shqiptare”, tha Balluku.