Zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve në Elbasan është shuar pas 7 ditësh ndërhyrje. I panishëm sot në terren ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i cili u kërkoi qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm.
“Do të doja të ishit të kujdesshëm me konceptet dhe terminologjinë që përdorni”, tha ai.
Vengu tha se janë bërë matjet për gazra dhe ka rezultuar dioksid karboni në sasi të lartë.
“Ka qenë një situatë aspak e dëshiruar nga ana mjedisore. Ka dy elementë, sa i përket elementëve të gazrave, kemi pasur dioksid karboni, patjetër i dëmshëm në masa të mëdha, i cili më i dëmshëm ka qenë për personelin e ekspozuar aty.
Kjo nuk do të thotë se ne duhet të vetëkënaqemi në situata të tilla. Duhet patjetër t’i parandalojmë, po i bëjmë së bashku me Ministrinë e Brendshme”, tha Vengu.









