Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp u shpreh se protesta janë të vonuara. Berisha paralajmëroi se do të nisen protestat, pasi sipas tij janë e vetmja përballje me narkoshtetin për të fituar votën e lirë.
“Protestat janë të vonuara, shqiptarët kanë vetëm një rrugë atë të protestave dhe përballjes me narkoshtetin për të fituar votën e lirë. Padiskutim do të nisim protesta, s’ka asnjë rrugë tjetër”, tha Berisha.