Policia e Durrësit në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted” ka arrestuar 39-vjeçarin Behar Greguri me qëllim ekstradimin e tij në Itali.
39-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Apelit e Milanos, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Ndërkohë po vijojnë hetimet për ekstradimin e 39-vjeçarit në Itali.