Pas Vlorës dhe Fierit është radha e drejtorëve dhe drejtuesve të njësive administrative në Durrës të cilët kanë depozituar dorëheqjet.
Tani do të jetë një komision i përbërë nga deputetët e listës së zgjedhjeve të 11 Majit dhe kryetares së bashkisë, Emiriana Sako në krye që do të vendosin për fatin e secilit prej tyre.
Procesi i vlerësimit të performancës së drejtuesve pritet të mbyllet brenda muajit korrik.