Vazhdon aksioni për shembjen e objekteve pa leje në fshatin Theth. Ditën e sotme një grua ka humbur ndjenjat në Theth gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në zonë për të shembur objektet pa leje.
Gruaja u mor në krahë nga familjarët e saj dhe u transportua drejt ambulancës së Thethit për të marrë ndihmën mjekësore. Situata në zonë është tensionuar pas rezistencës së banorëve ndaj forcave të rendit, duke detyruar autoritetet të shtojnë prezencën e efektivëve të policisë.