Pasditen e sotme një zjarr shpërtheu në banesën dykatëshe të Nermin Stermasit, pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Zjarrfikësit arritën të shuajnë flakët pas një ore luftë me zjarrin, ndërsa në zonë tani qëndron vetëm tymi.
Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Shtëpia, një ndër banesat e vjetra të Tiranës me çati prej qerpiçi, u prek lehtësisht nga zjarri për shkak të materialeve dhe erës së fortë që frynte gjatë ditës.
Pavarësisht afërsisë me banesa të tjera të vjetra në zonë, flakët nuk u përhapën më tej dhe situata mbeti nën kontroll.