-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: Ndërtesa 500 metra në shkëmb mbi kokën e Ermal Dredhës, ky fle gjumë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët tha se të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen. Më i ashpër gjatë takimit ishte me kryetarin e bashkisë së Vlorës, pa harruar të Elbasanit.

“Në majën e Pilurit, që duhet zemër të ngjitesh, atje e gjetën njërin duke ndërtuar. Poshtë në breg ku ndërtohen resortet, merret dheu nga kantieri dhe bëhet deti sikur është lumi i Lanës.

Nuk kemi 4000 metra bregdet që të kemi luksin që të ndërtohet dhe të abuzohet më shumë se në të shkuarën. Nëse angazhojmë arkitektët më të mirë dhe angazhojmë strukturat më të mira në çdo bashki, mund të bëhet një punë shumë e mirë.

Ishte atje ndërtesa 500 metra në shkëmb, mbi kokën e Ermal Dredhës, kjo nuk është e mundur të mos ketë informacion. Kontrolli mbi territorin, pastërtia, respekti mbi lejen e ndërtimit, pamundësia për të ndërtuar pa leje duhet të jenë pjesë e punës së përditshme të policisë, të bashkisë. Nëse një kryetar bashkie do të dijë se çfarë ndërtohet, e mëson menjëherë” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit