Një automjet tip “Fiat” është përfshirë nga flakët këtë pasdite në qendër të Fierit, ndërsa ishte në lëvizje.
Fatmirësisht, drejtuesi ka dalë në kohë nga makina dhe nuk ka pësuar lëndime.
Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe evitimin e përhapjes së tij.
Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbardhur rrethanat.