Në një takim me kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku demokrat i Fushë Arrëzit, Hilë Curri, patën një shkëmbim të lehtë batutash gjatë diskutimit mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Curri theksoi se 50% e banorëve të bashkisë së tij nuk besojnë në anëtarësimin në BE, ndërsa Rama përgjigjej me humor, duke vënë në dukje ndikimin e propagandës që po mbizotëron për këtë çështje.
“Te procesi i BE, duke qenë njohës i mirë, sepse e kam bërë atë detyrë për disa vite, mendoj se shumë bashki nuk i kanë mundësitë tek pjesa financiare dhe ndërtimin enjë zyrë dhe jo thjeshtë një grupi që merret me integrimin, ka disa specifika. Nuk lidhen të gjitha me financat. Shembull që ka ndodhur para disa vitesh, kur ka qenë pjesa për asgjësimin e lëndëve kimike që u bë protestë, pas daljes së kryeministrit dhe shpjegoi se disa bashki kanë përfitime, perceptimi publik ndryshoi. Në bashkinë time me eksperimentin shoqëror që kemi bërë, 50% e popullatës nuk është e bindur a do shkojmë në BE apo jo. Pra, nuk është te pika e pjesëmarrjes, e ndërlidhjes me bashkitë e tjera dhe të BE, kjo varet nga ministria përkatëse. Kemi detyrë ti bashkojmë edhe bashkitë e tjera, që i kemi ndërkufitare, ose edhe brenda Shqipërisë. Kam një kërkesë, i kam përfunduar projektet për si fotovoltaik me organizata të huaja dhe kam interes të madh për zhvillimin në fushën energjetike, ju lutem na ndihmoni”.