Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sistemi elektronik i Policisë së Maqedonisë së Veriut ka pësuar një defekt teknik në gjithë territorin e shtetit. Kështu si pasojë janë pezulluar përkohësisht hyrjet e automjeteve nga Kosova.
Autoritetet maqedonase kanë nisur regjistrimin e udhëtarëve në mënyrë manuale dhe kanë rikthyer kontrollin e dyfishtë kufitar.
“Në këtë moment, regjistrimi po bëhet në mënyrë mekanike. Derisa të rikthehet funksionimi i sistemit kufitar të RMV-së, kontrolli i dyfishtë do të vazhdojë,” thuhet në njoftim.









