Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konsitohet edhe në seancën e 13 korrikut, duke shënuar herën e 46-të që deputetët mbledhen pa finalizuar procesin e formimit të institucioneve të reja.
Edhe pse partitë politike nënvizojnë rëndësinë e krijimit të institucioneve, mosmarrëveshjet vazhdojnë të mbeten pengesë.
Në seancë morën pjesë 82 deputetë, por pas mbylljes së saj, përfaqësues të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së akuzuan Lëvizjen Vetëvendosje për “sabotim të qëllimshëm” të procesit.
Bllokada ka ndodhur për shkak të refuzimit të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe për të propozuar kandidat për komisionin që do të organizojë votimin e fshehtë, duke e konsideruar ndryshimin e mënyrës së votimit si jokushtetues.
Situata në Kuvend mbetet e tensionuar dhe pa zgjidhje.