Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër në orën 08:30 një takim me deputetët dhe drejtorët e bashkisë së qarkut të Tiranës në një hotel në qendër të qytetit.
Qëllimi i takimit është raportimi dhe diskutimi mbi problemet që qytetarët hasin në terren, si hapësirat publike, shërbimet, parkimi dhe lejet e ndërtimit.
Rama ka kërkuar që brenda dy javësh të përgatitet një raport i detajuar që do t’i dorëzohet bashkisë. Për koordinimin më të mirë të punëve, disa ministra janë angazhuar për të mbikëqyrur sektorë specifikë: Petrit Malaj dhe Delina Ibrahimaj për financat, Blendi Gonxhe për transportin dhe trafikun, ndërsa Ogerta Manastirliu dhe Anuela Ristani do të kujdesen për hapësirat publike.








