Ditën e sotme për herën e 46-të në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca konstituive.
Seanca do të nisë në orën 11:00, ku deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish për të konstituar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjdhjet e 9 shkurtit.
Konstituimi ka ngecur te pika e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosëse ka propozuar Albulena Haxhiun si kryeparlamentare, por kjo nuk miratohet nga opozita.








