Zbardhen detaje të reja nga ngjarja paraditen e sotme në Vlorë. Një 17-vjeçare ka tentuar vetëvrasjen me armë zjarri pistoletë në banesën e saj.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” të qytetit bregdetar të Vlorës. Rreth orës 11:40 e mitura është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
E mitura po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka marrë plagë në kokë.
Ngjarja dyshohet per shkak te rrethanave familjare, pasi prinderit e saj ishin divorcuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.