Mesditën e sotme një aksident ka nododhur në autostradën A1 në proovincën e Firences përgjatë segmentit Variante di Valico, brenda tunelit “di Base”. Një kamion u përplas me një automjet tip veturë, duke shkaktuar vdekjen e tre burrave dhe plagosjen e rëndë të një gruaje dhe një vajze të mitur.
Sipas hetimeve automjeti në të cilin udhëtonin viktimat dhe të plagosurat dyshohet se është ndalur papritur brenda tunelit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes arritën forcat zjarrfikëse dhe ekipet e shpëtimit. Gruaja 35-vjeçare edhe vajza e mitur u dërguan në spital me helikopter për trajtim të specializuar.









