Lëvizjet në administratën vendore po thellohen.
Në Belsh, disa drejtorë dhe administratorë kanë dhënë dorëheqjen gjatë së martës, duke i hapur rrugë përzgjedhjes së emrave të rinj.
Edhe në Prrenjas, tre administratorë janë larguar një ditë më parë, ndërsa po bëhet vlerësimi i drejtorëve që janë ende në detyrë.
Situatë e ngjashme është edhe në bashkitë Peqin, Cërrik dhe Gramsh, ku procesi i dorëheqjeve është ende në zhvillim.
Në Librazhd dhe Elbasan, dorëheqjet ndodhën që në fillim të javës.