-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimin e PD për zgjedhjet e 11 Majit në Tiranë dhe Durrës

Kryesoret

Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë më 17 korrik ankimimin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, të udhëhequr nga Partia Demokratike, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në qarqet Tiranë dhe Durrës. PD ka kërkuar rrëzimin e vendimit të Komisionit të Apelimit të Shkallës (KAS) dhe konstatimin e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këto qarqe.

Për shqyrtimin e kërkesës në Tiranë, seanca do të mbahet në orën 10:30 dhe do të udhëhiqet nga relatore Ornela Naqellari, me anëtarët Enkel Peza, Rexhep Bekteshi, Artan Çupi dhe Alma Kodraliu. Në të njëjtën ditë, në orën 11:00, do të zhvillohet seanca për Durrësin, e cila do të shqyrtohet nga relatore Entela Shedula dhe anëtarët e ngjashëm.

Opozita e ka cilësuar zgjedhjen e 11 Majit si një farsë elektorale, duke pretenduar se ka pasur manipulime dhe vjedhje të votave. Në këto zgjedhje, Partia Demokratike fitoi 50 mandate, ndërsa Partia Socialiste mori 83 mandate.

Tashmë, Kolegji Zgjedhor do të vendosë mbi këtë ankimim të PD dhe mundësinë për një përmbysje të mundshme të rezultateve zgjedhore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit