-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy vëllezërit u mbytën në lumin Shkumbin, i afërmi i familjes: Roja i hidrocentralit i gjeti pranë një grope

Kryesoret

Ditën e sotme dy vëllezërit e mitu u mbytën duke u larë në lumin e Shkumbit. Ata së bashku me nënën e tyre po ruanin bagëtitë dhe më pas janë futur për tu larë. Në ndihmë kanë shkuar banorët e zonës dhe forcat emergjente, ku i kanë gjetur të miturit të pajetë.

Në një deklaratë për medita një i afërm i familjes ka treguar se dy vëllezërit janë gjetur nga roja i një hidrocentrali aty pranë, në një grop kë krijuar në ujë në formë prite.

“Isha te puna, pash policinë, pash që po vinin me vrap. Një zotëri që punon te hidrocentrali, njëri fëmijë kishte në krah. Pash të ëmën që po përplasej këtej, të atin nuk e di nga ikte më… I njoh, i kam njerëzit e mi, u turra dhe unë me vrap. Kanë bagëtitë, i nxjerrin këtej zallit, me ato mbahen. Prindërit mbajnë lopët, këta mbajnë bagëtitë e imëta, delet.

Më tutje është bërë një grop e madhe, kanë bërë një pritë, dhe aty i kishte gjet roja i hidrocentralit. Njërin fëmijë e kishte polici në krah, ja mora i bëra frymëmarrje artificiale, nuk jepet reagim fare. Vinin çdo ditë te puna ime mbushnin ujë, rrinin aty kur ishte vap”, tha ai.

Po ruanin bagëtitë dhe futen për t’u larë, mbyten dy vëllezërit e mitur në lumin Shkumbin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit