-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha takon drejtuesin e Forza Italia, denoncon manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me deputetin italian dhe drejtuesin e Forza Italia, Alessandro Battilocchio, të cilin e konsideroi një mik të vyer dhe mbështetës të qëndrueshëm të demokracisë në Shqipëri.

Gjatë takimit, i cili u fokusua në situatën politike në vend, Berisha ripërsëriti akuzat për manipulim dhe abuzim masiv me burimet publike gjatë zgjedhjeve të 11 majit, të cilat i cilësoi si një farsë elektorale.

Berisha falënderoi Battilocchion për mbështetjen në zgjedhjet e fundit dhe theksoi vendosmërinë e PD-së për të vijuar betejën ligjore për të denoncuar çdo krim zgjedhor dhe çdo person të përfshirë në këto manipulime.

Ai gjithashtu theksoi se skemat abuzive kanë prekur edhe diasporën, veçanërisht në Greqi dhe Itali, ku vota u është penguar me presione të ndryshme.

Në takim morën pjesë edhe deputeti Agron Gjekmarkaj, drejtori i kabinetit të Berishës Akil Kraja, si dhe kreu i PD-së në Itali, Bardhok Doda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit