Një 42-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Portit të Durrësit. Gjatë kontrollit në kamionin e 42-vjeçarit me iniciale Sh.G., u gjetën arka me verë dhe shampanjë të dyshuara të kontrabanduara me qëllim shitjen në Shqipëri, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
42-vjeçari synonte t’i fuste mallrat në Shqipëri, pa i deklaruar në PKK, konform ligjit. Ndërsa mterialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.