-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama në takim me deputetët dhe drejtuesit: Reforma e territorit, në dy faza

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në takimin me deputetët dhe drejtorët e bashkisë së Tiranës tha se disa skuadra po punojnë paralelisht për reformën e territorit. Rama theksoi se reforma e territorit ka dy faza, e para ku ndërhyn qeveria dhe e dyta ku shikohen ligjet që kanë të bëjnë me territorin.

“Përveç kësaj skuadre, janë disa grupe të tjera. Një grup që kordinohet nga zv kryeministrja, një grup që kordinohet nga ministria e financave, një grup që kordinohet nga drejtuesja e Agjensisë së zhvillimit të territorit që përfshin rreth 60 arkitektë të huaj dhe shqiptar që kanë filluar të punojnë për mënyrën e ndërhyrjes. Duhen edhe disa ndërhyrje të tjera që duhet të bëhen në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës. Një grup tjetër ku dhe unë marrë pjesë po merret me Paketën e re të reformës së Territorit që ka dy faza: Fazën imediate ku qeveria ndërhyn me një numër aktesh dhe një akt normativ që do jetë paralelisht dhe me një akt për ujin e pijshëm dhe mbetjet. Do të ketë dhe një fazë të dytë ku do të shihen të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me territorin. Jemi duke diskutuar një sërë ndërhyjesh shumë të domosdoshme shpresoj me një impakt të nevojshëm.”, tha kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit