-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Fuste emigrantë në Britani me jaht luksoz, dënohet me 7 vite burg shqiptari

Kryesoret

Një shqiptar është dënuar me 7 vjet burg pasi ka futur 21 shqiptarë në Britani me anë të një jahti luksoz 70 000 paundësh duke kaluar kanalin e La Manshit.

Shqiptari Bledar Bega 44 vjeç, ishte në drejtimin e anijes “Tacoma” 23 metra të gjatë që po shkonte drejt bregdetit jugperëndimor të Anglisë kur ajo u ndalua nga Forcat Kufitare më 13 prill, shkruan Daily Mail.

Ai u dënua me 7 vjet e 10 muaj burg në Gjykatën e Kurorës Truro të premten, pasi u deklarua fajtor për vepra penale të lehtësimit të trafikimit.

Ndërsa janë dënuar me 12 vite burg secili dy shqiptarët e tjerë Florjand Lika 30 vjeç dhe Romeo Zani 32 vjeç. Ata kishin paguar për të udhëtuar në bordin e jahtit me qira për t’u kthyer fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ishin deportuar më parë.

Sipas Daily Mail, bashkëpronari i saj Valery Roue, e vuri re anijen e tij duke u larguar nga ujërat franceze për në Cornwall nëpërmjet një pajisjeje gjurmuese. Më pas ai ka njoftuar autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar duke thënë “U bëra dyshues pasi jahti im u largua nga Bresti. E pashë rrugën e tij dhe e gjeta duke lundruar përtej Kanalit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit