Një zjarr masiv ka rënë në zonën pyjore të rrethit Seyitgaz në Turqi. Në terren për të shuar flakët kanë ndërhyrë ekipet zjarrfikëse dhe punonjësit e pyjeve.
Si pasojë e erës dhe temperaturave të larta, flakët janë përhapur me shpejtësi.
Sipas mediave turke, kanë mbetur të bllokuar mes flakëve 11 roje të pyjeve. Ata nuk kanë arritur të shpëtojnë edhe pse kanë ndëryhrë kolegët e tyre.