Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania përmes një deklarate të përbashkët i bënë thirrje Izraelit të heqë menjëherë kufizimet për ndihmën humanitare në Gazë.
“Katastrofa humanitare që po dëshmojmë në Gaza duhet të ndalet menjëherë,” theksojnë tre shtetet evropiane.
Ata shtojnë se Izraeli ka detyrime të qarta sipas ligjit ndërkombëtar humanitar që duhet t’i përmbushë.
“Ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës në Gaza”, theksojnë tre qeveritë.