-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përshtatën 2 apartamente për prostitucion në Elbasan, arrestohen 2 tutorët kinezë dhe 3 klientë shqiptarë

Kryesoret

Policia e Elbasanit ka arrestuar 3 shqiptarë të akuzuar për veprën penale “prostitucioni”.
Tre shqiptarët AP., 38 vjeç, L. T., 38 vjeç dhe R. F., 28 vjeç kishin dhënë dëmshpërblim monetar kundrejt përfitimit personal, të këtij aktiviteti.

Policia zbuloi në Elbasan 2 apartamente të marra me qira, që ishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Gjithashtu operacionit policia arrestoi kinezet K.Ch., 44 vjeç dhe R.C., 38 vjeç për shfrytëzim prostitucioni dhe L. N., 46 vjeçe, B. G., 52 vjeçe, dhe E. S., 23 vjeçe për prostitucion.

Ka nisur procedimi penal edhe për 2 pronarët e apartamenteve A. V.,46 vjeç, B. H., 36 vjeçe dhe sanitarja O. T., 19 vjeçe, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrouan shuma parash të valutave të ndryshme, dokumente personale, letërnjoftime, vula të dyshuara false dhe 10 celularë. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit